KFOR-i amerikan vazhdon patrullimet rutinë në veri të Kosovës
16.12.2024
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Regjionale Lindore të misionit të NATO-s, KFOR, kanë vazhduar patrullimet e tyre rutinë në zona të ndryshme të veriut të vendi.
Këto patrullime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Ushtarët amerikanë, të pajisur me pajisje ushtarake të avancuara, kanë patrullim në zona kyçe, duke monitoruar situatën në terren. Prania e tyre forcon angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet thelbësor për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe parandalimin e çdo përshkallëzimi.