Këtyre bizneseve u lejohet puna gjatë masave të reja anti-COVID

13.11.2020

Në bazë të Vendimit nr.01/42, të datës 11.11.2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, (pika 20) për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë. Mundësia e qarkullimit të lirë të bizneseve dhe punëtorëve bëhet duke aplikuar në formën […]

Këtyre bizneseve u lejohet puna gjatë masave të reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Në bazë të Vendimit nr.01/42, të datës 11.11.2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, (pika 20) për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë.

Mundësia e qarkullimit të lirë të bizneseve dhe punëtorëve bëhet duke aplikuar në formën zyrtare në sistemin elektronik EDI-ATK.

Veprimtaritë e lejuara i gjeni në këtë vegëz.

Me konfirmimin e dokumentit të EDI-ATK mund të kryhen nevojat e operatorëve ekonomikë.