Këtyre bizneseve sot dhe nesër iu lejohet puna

07.11.2020

Pas rritjës së rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Qeveria dje ka marrë disa masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit Korona. Sipas vendimit të Qeverisë sot dhe nesër mund të punojnë vetëm këto bizneese: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve. Do të vazhdojnë edhe shërbimet edhe […]

Këtyre bizneseve sot dhe nesër  iu lejohet puna Foto: Ilustrim

Pas rritjës së rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, Qeveria dje ka marrë disa masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit Korona.

Sipas vendimit të Qeverisë sot dhe nesër mund të punojnë vetëm këto bizneese: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Do të vazhdojnë edhe shërbimet edhe institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

“Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, veprimtaria iu ndalohet të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.