Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në orët e vona të natës interesohet si po funksionon shëndetësia dhe shërbimi i zjarrfikësve.

Mbrëmë në orët e vona të natës, kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj ka inspektuar dy shërbime shumë të rëndësishme për qytetarët. Ai ka vizituar fillimisht QMF-në fshatin Bukosh dhe pastaj edhe Shërbimin e zjarrfikësve në Suharekë.

Në të dyja këto dy vizita, kryetari është ndarë i kënaqur pasi çdo gjë ka funksionuar mirë. Ai në llogarinë e tij në facebook shkruan: “Për momentin jam në QMF në Bukosh.

Duket se gjithçka është në rregull sa i përket funksionimit të saj qendre për shërbimin ndaj qytetarëve.

Po ashty Kryetari Muharremaj ka vizituar edhe qendrën e zjarrfikësve në Suharekë.

“Jam krenar me punën dhe angazhimin e tyre, të cilët janë 24 orë në shërbim të qytetarëve.”