Këto komuna prijnë me numrin më të madh të votave të pavlefshme

09.10.2019

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor, por numri i votave të pavlefshme pothuajse se tek disa komuna është shqetësuese. Votuesit e Novobërdës, Skenderajt, Drenasit, Podujevës, Lipjanit, Rahovecit, Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë janë ata që kanë gabuar më shumë në […]

Këto komuna prijnë me numrin më të madh të votave të pavlefshme Foto: Ilustrim

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 6 tetor, por numri i votave të pavlefshme pothuajse se tek disa komuna është shqetësuese.

Votuesit e Novobërdës, Skenderajt, Drenasit, Podujevës, Lipjanit, Rahovecit, Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë janë ata që kanë gabuar më shumë në mbushjen e fletës së votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën këtë të diele.

Por komuna që prinë me vota të pavlefshme është ajo e Novobërdës me 9.86 për qind nga numri i fletëvotimeve brenda kutive të votimit.

Pothuajse më përqindje të njëjtë, votuesit e Skenderajt dhe Drenasit janë ata që kanë gabuar në mbushjen e fletës së votimit me 9.67 përkatësisht 9.65 për qind.

Me 8 për qind të votave të pavlefshme është Komuna e Podujevës, Lipjanit dhe Rahovecit. Listën prej dhjetë komunave që kanë përqindjen më të madhe të votave të pavlefshme është ajo e Dragashit, Malishevës, Kamenicës dhe Vitisë.

Nga numërimi i rregullt i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë 40,732 vota të pavlefshme nga totali prej 827,342 vota brenda kutive të votimit.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, numri i votave të pavlefshme ka qenë 42 mijë e 554 copë.