17.10.2019, 9:00

Këto janë votat që ende nuk janë numëruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e numërimit të votave me postë si dhe ato votat që shkuan për rinumërimim, ndërsa deri më tani kanë kaluar dhjetë ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por kanë mbetur pa u numëruar edhe rreth 26 mijë vota.

Bëhet fjalë për votat me kusht si dhe votat e personave me nevoja të veçanta, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të numërojë 24 mijë votat me kusht si dhe rreth 2 mijë votat e personave me nevoja të veçanta.

Këto vota do të numërohen pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës.

LEXO EDHE:  Ja sa javë do të zgjasë rinumërimi i 1472 vendvotimeve

Ndërkohë që sot në orën 09:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku pritet të vendoset rreth kërkesës së Qendrës së Numërimit të Rezultateve për rinumërim të  votave në disa vendvotimeve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.