Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID që hyjnë në fuqi nga nesër

12.09.2021 / Lajme

Këto janë të gjitha masat e reja anti-COVID që hyjnë në fuqi nga nesër
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur masat e reja kundër-COVID-19, ndër të cilat parashihen edhe për personat që hyjnë dhe dalin nga Kosova nga data 13 deri 26 shtator.

Në këtë mbledhje janë miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Masat e reja anti-COVID:


A. [Zbatimi territorial]

Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
B. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e
mëposhtme:
2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të
vaksinës kundër COVID-19;
2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak
se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave
serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të
përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë
një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona
duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:
4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare
tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose
pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta
lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;
4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të
respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID19;
4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar
me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të
nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)
orësh;
4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;
4.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.

C. [Mbrojtja dhe siguria në punë]

Në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që
të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial obligohet të punojë nga
shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e
të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

Punëdhënësit publikë dhe privatë obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të
përcaktojnë stafin esencial.

Punëdhënësit publikë dhe privatë udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të
punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit.

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në
pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në
pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një
apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga
dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4

Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë
Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues
për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në
ambientet e brendshme.

Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti
të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19,
përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë
dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet,
përveç:
14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë
ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;
14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.

Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të
monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.
D. [Kufizimi i qarkullimit]

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:
17.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të
barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur
dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);
17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë
punë apo shërbime publike;
17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë
funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e
mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga
sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.
17.4 Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të
kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;
17.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga
Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas
pikës 19, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga
pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë
leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë
që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.
Dh. [Institucionet e arsimit]

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke
përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri
me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike
në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.

Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të
punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga
obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021.

Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë
ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën
nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e
institucionit.

Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të
posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet
hyrja në objektin e institucionit.

Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 22, 23 dhe 24, është i obliguar me vendim
të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës
nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet
organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet
e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.
E. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e
skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në
zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..
F. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]

Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në njëzet (20) persona (punëtori,
mbledhje, seminare, trajnime). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5
metër në mes të personave.
28.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave,
duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të
veçantë, që tejkalon numrin prej njëzet (20) persona, për ngjarje të rëndësisë së veçantë
në funksion të interesit publik.

Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50)
persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5
metër në mes të personave.

Pavarësisht pikës 28 dhe 30, për koncerte dhe festivale vlen pika 34.

Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.

Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që
pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.
G. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi
i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve
familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gj. [Gastronomia]

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me
udhëzuesin përkatës.

Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi
i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë.
Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja
llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me
Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të
gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:
38.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:
38.2 Ndërsa paguan porosinë;
38.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;
38.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 38.1 deri 38.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën
dhe gojën.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën
21:30.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të
ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë
së paku një (1) metërshe.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me
leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).
H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.

Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me
shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën
kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje
numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën
ku lejohen të qëndrojnë klientët.

Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet
puna/përdorimi i këndeve të lojërave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në
kuadër të qendrave tregtare vlen pika 36.

Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call
center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në
mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo
më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e
cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
I. [Puna me palë]

Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet
që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit,
përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.
J. [Transporti publik]

Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të
kapacitetit të ulëseve.

Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]

Kinematë, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme
vartëse të MKRS-së apo të Komunave, deri me datë 26 shtator 2021 pezullojnë aktivitetin
e tyre.
55.1. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa
prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.

Nga data 27 shtator veprimtaritë sipas pikës 55, lejohet te punojnë duke shfrytëzuar 30% të
kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe
distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 55, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e
cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

Bibliotekat dhe muzetë lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të
hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës
fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Shfrytëzuesit e bibliotekave dhe muzeve, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e
cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

Në biblioteka dhe muze duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona
përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1
deri 2.4.
L. [Sporti dhe rekreacioni]

Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe
rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat
mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të
nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar
masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.

Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 5% të
kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të
tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera
mbrojtëse.

Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga
dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e
posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat
specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës
(tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale
rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara
në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.

Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili
do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.

Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për
pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre
nga secili klient pas përdorimit.
LL. [Banjat termale]

Nga data 13 shtator 2021, për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë
ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi. Obligohet
caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga
dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.
M. [Tregjet dhe therja e kafshëve]

Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë
duke shfrytëzuar 20% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse.
Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën 2
metra.
N. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4]

Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar sipas pikave 9, 25, 49, 50,
60, 68, 71 bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të
autorizuar.

Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, bëhet në një formë e cila nuk
lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin
e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbehen në
dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në
formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura
në pikat 2.1 deri 2.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë
të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose
ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në
interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë
COVID-19.
Nj. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm
dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:
76.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për
parandalimin dhe luftimin e COVID-19;
76.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,
industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;
76.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;
76.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe
qendra tregtare;
76.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete
kulturore,
76.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative
dhe sportive;
76.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;
76.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;
76.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;
76.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të
mbajtjes për të huaj;

Udhëzuesit nga pika 76 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të
cilëve zbatohen.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij
vendimi.
O. [Zbatimi]

Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me
shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në
Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e
Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave,
gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për
dy javët në vijim.

Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin
dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë
vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të
IKShPK-së.

Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e
masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për
Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore
sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në
territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë,
ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat
aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së
Shëndetësisë.
P. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/32]

Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/32, i datës 28.08.2021.
Q. [Hyrja në fuqi]

Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
A r s y e t i m
Masat për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë provuar si jetike për
të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet. Sipas raporteve të fundit
të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–
19, në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe
rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka ndërmarrë masa të cilat për qëllim kryesor kanë
ruajtjen e shëndetit publik si dhe parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

Duke konsideruar se në gjendjen e njohurive shkencore në dispozicion, rreziqet e
transmetimit të virusit COVID-19 zvogëlohen në mes të njerëzve që janë vaksinuar, shëruar
së fundmi apo që sapo kanë rezultuar negativ ndaj pranisë së virusit COVID-19, Qeveria ka
ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së
COVID-19, në aktivitetet dhe bizneset të cilat bashkojnë një numër të madh njerëzish në të
njëjtin vend, dhe në të cilat ruajta e distancës fizike është e vështirë dhe kështu paraqesin një
rrezik në rritje të transmetimit të virusit.

Masat e ndërmarra janë proporcionale me rreziqet shëndetësore të shkaktuara dhe të
përshtatshme me rrethanat e kohës dhe vendit, si dhe të bazuara në autorizimet e Ligjit Nr.
07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në Territorin e Republikës së
Kosovës. Masat e ndërmarra përmes këtij vendimi nuk përcaktojnë, në asnjë rast obligimin e
vaksinimit të detyrueshëm, duke qenë se kufizimet e vendosura ndaj publikut mund të
përmbushen me paraqitjen e dëshmisë së statusit të vaksinimit, të rezultatit të një testimi që
arrin në përfundimin se personi nuk është i infektuar me COVID-19, ose se personi është
shënuar nga COVID-19 dhe ka antitrupa të mjaftueshëm.

Vendimi për masat kundër COVID-19 është bazuar në vlerësimin e situatës së intensitetit të
transmetimit dhe kapacitetit të sistemit shëndetësor për t’u përgjigjur, por duke i vlerësuar
ato edhe nën dritën e efekteve të këtyre masave që mund të ketë në mirëqenien e përgjithshme
të shoqërisë dhe individëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bashkërenduar vendimmarrjen me palët e interesit, të cilat kanë
qenë të ndikuara drejtpërdrejt apo tërthorazi nga pandemia. Qeveria vëren se këto palë kanë
ushtruar të drejtën e tyre për ndikim demokratik në vendimmarrje, në përputhje me nenin
45.3 të Kushtetutës.

Masat e përcaktuara në këtë vendim si dhe afatet kohore shërbejnë që situata epidemiologjike
të mbahet nën kontroll por nuk përjashtojnë mundësinë e ndërmarrjes së masave të reja
kufizuese apo lehtësuese.

Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK-së, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Masat-kunder-COVID-19_11092021

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *