Këto janë të gjitha masat anti-COVID që miratoi sot Qeveria e Kosovës

Këto janë të gjitha masat anti-COVID që miratoi sot Qeveria e Kosovës
Fjolla Hoxha

22.06.2021 / Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e 16-të të rregullt, në të cilën ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në mesin e vendimeve të marra, Qeveria miratoi edhe vendimin për lehtësimin e masave kundër COVID-19.

Sipas këtyre masave, do të lejohen organizimet e dasmave e ahengjeve, si dhe mbrëmjet e maturës.

“[Organizimi i ahengjeve]”

“Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në ora 23:00. Muzika lejohet deri në ora 22:45.

Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30% e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m2), por jo më shumë se dyqind (200) të ftuar në rastet kur 30% e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër. Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri (3) metra.

LEXO EDHE:  Një rast i ri me COVID-19 në Suharekë, 92 në tërë Kosovën

Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje”, thuhet në njoftimin e MSh-së për masat e reja anti-COVID.

Më poshtë mund ti gjeni të gjitha masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës:

MSh-masat-22-06-2021

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit