Këto janë shkaqet e vdekjeve në Kosovë për vitin 2020!

26.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë’’ të vitit 2020. Rezultatet e Shkaqeve të Vdekjeve janë përpunuar në mënyrë analitike dhe në tabela, me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Eurostat-it. Për këtë hulumtim të rëndësishëm statistikor, është e domosdoshme që mjekët […]

Këto janë shkaqet e vdekjeve në Kosovë për vitin 2020! Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat për “Shkaqet e Vdekjeve në Kosovë’’ të vitit 2020.

Rezultatet e Shkaqeve të Vdekjeve janë përpunuar në mënyrë analitike dhe në tabela, me standarde sipas klasifikimeve të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Eurostat-it.

Për këtë hulumtim të rëndësishëm statistikor, është e domosdoshme që mjekët në  spitale, klinika, qendrat mjekësore, ambulance etj., ta bëjnë përshkrimin e diagnozës, në pyetësorin statistikor DEM-2, në pyetjen 23: Shkaku i vdekjes nga: “historia” e pacientit, për personat e kuruar në spitale; “kartoni” për personat e kuruar në ambulanca; ose nga ndonjë dokument valid, nga i cili shihet qartë diagnoza, për personin e vdekur. 

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së bëhet e ditur se gjatë vitit 2020 janë regjistruar gjithsej 13,180 vdekje, prej të cilave 7500 apo 56,9% kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 5680 apo 43,1% kanë qenë të gjinisë mashkullore.

Nga gjithsej vdekjet e raportuara në vitin 2020, 67.1% janë të koduara (me diagnozë), ndërsa 32.9% janë të pakoduara (pa diagnozë), raporton SuharekaOnline.

Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, në Kosovë prijnë “sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut”, pas “sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut” vjen grupi i sëmundjeve “Tumoret”.