Deri tek këto sanksione ka ardhur pas invazionit në Ukrainë.
Këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare e masa tjera financiare e po ashtu sanksione për individ e akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë.
Sanksionet konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.
Në fund, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shtuar se këto sanksione janë propozuar nga MPJD pasi që janë të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani, ndaj Rusisë dhe individëve të përfshirë në vendimin për invazion.