Këto janë propozimet e LDK-së për ZRRE-në rreth shtrenjtimit të rrymës

01.02.2022

Edhe partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar komentet rreth propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për tarifat e reja. Për LDK-në, ky propozim i ZRrE-së për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike është diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ndërkaq, në komentet e saj që tashmë i ka […]

Këto janë propozimet e LDK-së për ZRRE-në rreth shtrenjtimit të rrymës Foto: Ilustrim

Edhe partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar komentet rreth propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për tarifat e reja.

Për LDK-në, ky propozim i ZRrE-së për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike është diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, në komentet e saj që tashmë i ka dorëzuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që tarifat të mbeten të pandryshuara deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Nga LDK-ja kanë propozuar që për të tejkaluar krizën, të hiqet TVSH-ja për energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët, po ashtu edhe subvencionim i energjisë për konsumatorët e njëjtë, kjo në mënyrë që tarifat të mbeten siç ashtu që janë deri në fund të vitit.

“Tarifat e propozuara janë të papërballueshme, andaj propozojmë të mbeten të pandryshuara.  Për të tejkaluar krizën, propozojmë që Qeveria të heqë TVSH’në për energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët. Qeveria gjithashtu të subvencionojnë energjinë për të gjithë konsumatorët njëjtë, në mënyrë që të mbajë tarifat ashtu siç janë deri në fund të këtij viti”, thuhet në letrën e LDK’së drejtuar ZRRE’së.

Të gjitha propozimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për ZRrE-në:

Tarifat e propozuara janë të papërballueshme, andaj propozojmë të mbeten të pandryshuara.

 Për të tejkaluar krizën, propozojmë që Qeveria të heqë TVSH’në për energjinë elektrike për të gjithë konsumatorët.

Qeveria gjithashtu të subvencionojnë energjinë për të gjithë konsumatorët njëjtë, në mënyrë që të mbajë tarifat ashtu siç janë deri në fund të këtij viti.

ZRRE të hapë diskutimet në fillim të qershorit me të gjitha palët e interesit për shqyrtimin e tarifave, zbatimi i të cilave do të fillojë prej datës 1 janar 2023.

Qeveria të angazhohet për themelimin e “Fondit për konsumatorët në nevojë”, ashtu siç e obligon Ligji për Energjinë.

Të ofrohet sa më parë alternative agatgjata të furnizimit me energji të qëndrueshme dhe të përballueshme. Në këtë drejtim, të ndërpriten vonesat e paarsyeshme dhe të dëmshmee të Qeverisë në lidhje me gazifikimin e Kosovës, një projekt që shtetet e rajonit e kanë nisur tashmë. E ardhmja e energjisë në Kosovë është e pastër; por Kosova sikurse Evropa, po kalon në disa dekada të tranzicionit energjetik. Në këtë tranzicion duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj sigurimit dhe përballimit të energjisë paralelisht. Qeveria poashtu duhet të përshpejtojë dhënien e lejeve për nisjen masive të investimeve private drejt sektorit të energjisë solare.

Përfundimisht, propozimi aktual i ZRRE’së, duke I trajtuar qytetarët në mënyrë të pa barabartë; ku një kategorie i subvencionohet 100% tarifa, ndërsa tjerave jo, është akt diskriminues dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht parimit të barazisë së qytetarëve para ligjit.