Këto janë masat e reja anti-COVID që janë marrë sot nga qeveria e Kosovës

11.11.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar për masat e reja anti-COVID. Avdullah Hoti njoftoi se komunat janë ndarë në tri grupe. “Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht […]

Këto janë masat e reja anti-COVID që janë marrë sot nga qeveria e Kosovës Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka njoftuar për masat e reja anti-COVID.

Avdullah Hoti njoftoi se komunat janë ndarë në tri grupe.

“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët. Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin”, tha ai.

Gjithashtu, Kryeministri Hoti tregoi se cilat rregulla do të vlejnë për komuna.

“Grupi i dytë i masave, është sipas kategorizimit të komunave sipas numrit të personave të infektuar. Komuna me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomi të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, pastaj opsioni merr me vete. Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00. Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë”, tha ai.

Hoti ka njoftuar se të gjitha masat e reja të publikuara sot në konferencë do të hyjnë në fuqi të premtën në orën 19:00.