Këto 20 shtete Kosova akoma i konsideron vende me rrezikshmëri të lartë për COVID-19

20.10.2020

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se cilat shtete Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit. Pjesë e kësaj liste janë shtetet: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgfjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni dhe Portugalia. Shtetasit e këtyre vendeve duhet të posedojnë […]

Këto 20 shtete Kosova akoma i konsideron vende me rrezikshmëri të lartë për COVID-19 Foto: Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se cilat shtete Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit.

Pjesë e kësaj liste janë shtetet: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgfjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni dhe Portugalia.

Shtetasit e këtyre vendeve duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë për të hyrë në Kosovë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim.

“Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto shtete për të hyrë në Republiken e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose duhet të qendrojnë 7 ditë në vet-izolim”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.