Këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit e shkollave të Kosovës

16.03.2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit e shkollave të mesme. Sipas vendimit të ministrit në detyrë, Ramë Likaj, nëntë ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen në kohën e pushimit pranveror dhe në…

Këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit e shkollave të Kosovës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror për nxënësit e shkollave të mesme.

Sipas vendimit të ministrit në detyrë, Ramë Likaj, nëntë ditët e humbura të mësimit në periudhën e parë dhe të dytë do të zëvendësohen në kohën e pushimit pranveror dhe në ditët e shtunë.

Gjysmë vjetori i dytë në shkollat e Kosovës ka filluar më 18 janar me planin e njëjtë siç kishte filluar gjysmë vjetori i parë. Pra, me tre skenarë të cilët ishin përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.

Etiketat

Ofertat e fundit