Këtë muaj pensionet dalin më herët për shkak të Bajramit të Madh dhe pandemisë

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se ka ekzekutuar pagesën e të gjitha skemave pensionale dhe sociale për më shumë se 310 mijë përfitues, disa ditë para kohës së rregullt për shkak të situatës së pandemisë dhe në respekt të festës së Bajramit të Madh.

Në një njoftim për media, MFT-ja ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar e të shmangin radhët para sporteleve.

Është rekomanduar të shfrytëzohen bankomatet e tërheqja e mjeteve të bëhet në kohën kur nuk shihet shumë lëvizje.

Me këtë rast, MFT-ja ka shtuar se sistemi bankar në vend është likuid dhe stabil, degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe mjetet nëpër llogari bankare janë të sigurta.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩ë𝐫 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐣𝐞𝐫ë 𝐭ë 𝐬𝐤𝐞𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞

Prishtinë – 21 maj 2020
Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot, Thesari i Kosovës ka ekzekutuar pagesën e te gjitha skemave pensionale dhe sociale për mbi 310 mijë përfitues, disa ditë para kohës se rregullt, për shkak te situatës se pandemisë dhe në respekt të festës zyrtare të Bajramit të Madh.

Prandaj, luten përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore:

▪️TE SHFRYTËZONI MAKINAT AUTOMATIKE PËR TËRHEQJE (bankomate) dhe te mos bëjnë tërheqje te menjëhershme, pasi qe mund te krijojnë radhe te panevojshme dhe rrezikojnë shëndetin e tyre.

▪️ TËRHEQJA E MJETEVE TË BËHET NË VIJIMËSI dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, ne mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘corona virusit’, apo

▪️ TË PËRDORNI PAGESA ME KARTELE BANKARE pa kosto shtese (jo tërheqje te parasë se gatshme)

Me këtë rast ritheksojmë se sistemi bankar është mjaft likuid dhe stabil, degët bankare janë te furnizuara mirë me para të gatshme si dhe mjetet në llogaritë tuaja bankare janë tërësisht të sigurta.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.