Këtë ditë pritet të bie sërish shi, këto do të jenë temperaturat

26.04.2022

Këto dy ditë pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Ndërkaq të enjten pritet që të ketë reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius. Njoftimi i plotë: Moti për dy ditë 27-28.04.2022 Mot […]

Këtë ditë pritet të bie sërish shi, këto do të jenë temperaturat Foto: Ilustrim

Këto dy ditë pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Ndërkaq të enjten pritet që të ketë reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Moti për dy ditë 27-28.04.2022

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme. Të enjten vranësirat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e vendit. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh (ditën e enjte), ndërsa të mërkurën parashihen rreze dielli dhe temperatura të larta. Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë). Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill.