Këta mund të jenë deputetët e rinj të koalicionit NISMA-AKR

11.11.2019

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka marrur vendim për ankesën e NISMA Socialdemokrate për votat e ardhura nga Serbia, ku tashmë këto vota do të heqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare, e ky vendim e ka gëzuar Nismën duke e kaluar pragun zgjedhor prej 5%. Vendimi i sotëm është marrur pas […]

Këta mund të jenë deputetët e rinj të koalicionit NISMA-AKR Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot ka marrur vendim për ankesën e NISMA Socialdemokrate për votat e ardhura nga Serbia, ku tashmë këto vota do të heqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare, e ky vendim e ka gëzuar Nismën duke e kaluar pragun zgjedhor prej 5%.

Vendimi i sotëm është marrur pas ankesës së bërë nga Nisma në këtë institucion.

Sipas koalicionit NISMA-AKR nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, këto dy parti politike në legjislaturën e VII-të do të kenë gjithsej gjashtë deputetë.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ, këta do të jenë deputetët nga ky koalicion: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Albulena Balaj-Halimi, Bilall Sherifi, Islam Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.