Këta janë pesë personat më të votuar të PDK-së në Suharekë

09.10.2019

Në komunën e Suharekës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e treta, sipas rezultateve preliminare me 4526 vota. Sipas listës me deputet më të votuar në Suharekë, më i votuari është kryetari i PDK’së, Kadri Veseli i cili ka marrë 3484 vota.I dyti në listë me më së shumti vota është Enver Hoxhaj i […]

Këta janë pesë personat më të votuar të PDK-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Në komunën e Suharekës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e treta, sipas rezultateve preliminare me 4526 vota.

Sipas listës me deputet më të votuar në Suharekë, më i votuari është kryetari i PDK’së, Kadri Veseli i cili ka marrë 3484 vota.
I dyti në listë me më së shumti vota është Enver Hoxhaj i cili ka arritur të mbledh 2184 vota.

Pas tij është Ramë Vataj me 2176 vota.

Ndërkaq kandidati tjetër më i votuar është Florim Kryeziu me 1750 vota.

Lista prej pesë njerëzve më të votuar në Suharekë përmbyllet me Besa Kuqin e cila ka marrë 1263 vota.

Metro gjithashtu mëson se lista pason me Luljeta Veseli-Gutaj dhe Uran Ismajlin, si ndër më të votuarit në këtë komunë.