Këshilli i Prindërve i drejtohet SBASHK-ut: Pyeteni veten se a ndjeheni krenarë me grevën

  • 01.10.2022
Këshilli i Prindërve i drejtohet SBASHK-ut: Pyeteni veten se a ndjeheni krenarë me grevën

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që greva në arsim të pezullohet deri në janar të vitit të ardhshëm.

Në reagimin e tyre në rrjetin social Facebook, thuhet se pas pesë javësh greve, drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës duhet ta pyesin veten dhe njëri-tjetrin se a mund të ndjehen krenarë.

“E sot, pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBASHK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, kanë deklaruar nga Këshilli i Prindërve.


Mes tjerash, thuhet se më 31 gusht kur kanë zhvilluar takim me drejtuesit e SBASHK-ut, kishin dy kërkesa të cilat ishin refuzuar.

“Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un”.

“Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë ‘nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë’”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë