Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Këshilli i Nxënsësve përkrahë mbajtjen e testit të maturës, kërkon të krijohen kushtet higjienike gjatë këtij procesi

13.05.2020 / Lajme

Këshilli i Nxënsësve përkrahë mbajtjen e testit të maturës, kërkon të krijohen kushtet higjienike gjatë këtij procesi
Foto: Ilustrim

Këshilli i Nxënësve të Kosvës përkrahë vendimine Misnistrisë së Arsimit për mbajtjen e testit të maturës, por që kërkon ë të krijohen kushtet për mbajtjet e tij sipas rekomandimeve të IKShP-së.

Njoftimi i Plotë:

 Këshilli i Nxënësve të Kosovës (në vazhdim: “KNK”), strukturë përfaqësuese e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë me përkrahje dhe analizë të Këshillit Rinor Kosovar (në vazhdim “KYC”) organizatë jo- qeveritare nën ombrellën e së cilës funksionon KNK, kanë përcjellur me vëmendje zhvillimet dhe vendimet e marra, saktësisht bazuar në komunikatën e lëshuar më 12 maj 2020, nga Komisioni Shtetëror i Maturës (në vazhdim “KSHM”) i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (në vazhdim “MAShTI”) në lidhje me Provimin e Maturës Shtetërore 2020. 

Duke marrë parasysh, Ligjin nr. 05/L-018 Për Provimin e Maturës Shtetërore (në vazhdim “Ligji për Maturën Shtetërore”), Neni 4, i cili përcakton që “Provimi i maturës shtetërore është proces i mbledhjes, përpunimit, analizimit, vlerësimit dhe i interpretimit të të dhënave me qëllim të përcaktimit të shkallës së njohurive dhe zotërimit të kompetencave të përcaktuara në kurrikulë” dhe si i tillë, organizimi i tij për vitin 2020 si dhe masat e planifikuara për aplikim, të ndërmarra për lehtësim, konsiderohet dhe respektohet edhe nga KNK dhe KYC si i nevojshëm, përderisa ligji nuk e parasheh ndryshe. 


Prandaj, duke konsideruar situatën shkaktuar nga virusi pandemik Covid-19, dhe rrezikshmërinë që mund të u kanoset nxënësve maturantë, kandidatë për Provimin e Maturës Shtetërore, KNK dhe KYC inkurajon vlerësim dhe ndërmarrje të masave të larta dhe adekuate për siguri, nga institucioni i MAShTI sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (në vazhdim “IKSHPK”). Në rast të implikimeve dhe rritjes së rrezikshmërisë së shëndetit të nxënësve, që mund të paraqitet në muajt në vazhdim, gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, të ri-konsiderohet shtyrja e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore edhe më tutje se javën e parë të muajit Korrik, siç parashihet në komunikatën e 12 majit. 

Në të kundërtën, duke respektuar dhe përkrahur vendimin për mbajtje të Provimit të Maturës Shtetërore në javën e parë të muajit Korrik, Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe Këshilli Rinor Kosovar, konsideron që MAShTI si institucion duhet të ketë parasysh, që gjenerata e nxënësve, si kandidatë të Provimit të Maturës së vitit 2020, janë gjeneratë e cila ka pësuar humbje të mësimit dhe mos-përfundim të suksesshëm të plan-programeve mësimore për dy vite akademike radhazi. Duke qenë se si nxënës të klasës së 11-të, kanë humbur mësim për gati/rreth 2 muaj për shkak të grevës së mësimdhënësve organizuar nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBAShK që ka zënë vend në Janar të vitit 2019, dhe tani si nxënës të klasës së 12-të apo maturantë kanë humbur mësim efikas për shkak të virusit pandemik Covid-19. 

Prandaj, KNK ndër të tjera, për organizim të mirëfilltë të Provimit të Maturës Shtetërore 2020 fton MAShTI dhe KSHM të aplikojë rekomandimet më poshtë: 

1. Sipas Neni 8, paragrafi 2 të Ligjit për Maturën Shtetërore, Komisioni Shtetëror i Maturës ( i cili është organ vendimmarrës, mbikëqyrës, organizativ, vlerësues, analizues dhe këshillues për maturën) ka dymbëdhjetë (12) anëtarë me mandat tre vjeçar (3) në këtë përbërje: MAShTI tre (3) anëtarë, njëri nga ta kryetar; DVSM një (1) anëtarë pa të drejtë vote; Institucionet e Arsimit të Lartë tre (3) anëtarë,; Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës një (1) anëtar; DKA një (1) anëtar; Përfaqësues nga drejtorët e shkollave të mesme të larta nga gjimnazet dhe shkollat profesionale dy (2) anëtarë; Përfaqësuesi i Këshillit te Prindërve te Kosovës një (1) anëtar. Meqenëse, nxënësit janë hisedarë dhe palë e rëndësishme e sistemit arsimor, të kenë mundësi të informohen me kohë dhe përcjellin procese vendim-marrëse për ta, si dhe në mënyrë që të lehtësojnë shpërndarjen e informatave dhe udhëzimeve për provimin e maturës ndërmjet nxënësish, rekomandohet që në këtë përbërje të përfshihet dhe një (1) përfaqësues/e nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, pa të drejtë vote. 

2. Sipas Nenit 12, paragrafi 1.3 të Ligjit për Maturën Shtetërore, Shkolla e Mesme e Lartë përgatit dhe ofron program mbështetës për provimin e maturës shtetërore. Për shkak të pamundësisë së ofrimit të këtij programi në ambientet shkollore marrë parasysh rrezikun nga virusi Covid-19, KNK propozon disa forma alternative për ofrimin e programit mbështetës: 

a) Programi mbështetës për përgatitje të ofrohet përmes kanalit publik të Radio Televizionit të Kosovës; b) Drejtoritë Komunale të Arsimit- DKA, të organizojnë dhe ofrojnë program mbështetës për përgatitje për provimin e maturës përmes platformave adekuate digjitale që do të mund të ndiqeshin nga nxënësit maturantë të komunave përkatëse; 

c) Të ofrohet program mbështetës (përshtatur propozimeve më lartë) sipas kushteve dhe kritereve adekuate që u përshtaten nxënësve me nevoja të veçanta; d) Të ofrohet program mbështetës sipas kushteve dhe kritereve që u përshtaten nxënësve në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike. 

3. Duke marrë parasysh, stresin që shkaktohet nga testimi tek nxënësit maturantë, kombinuar me stresin e rrezikshmërisë që mund të ju kanoset nga virusi Covid-19, dhe sipas UA Nr.34/2017 për Funksionimin Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla, Neni 17, paragrafi 1 dhe 2, psikologu/ja ka për detyrë të vlerësoj dhe interpretoj çështjet që lidhen me të nxënit dhe zhvillimin kognitiv, social, personal dhe emocional të nxënësve si dhe asiston dhe ofron ndihmë, identifikon dhe vlerëson nevojat e nxënësve. Në këtë rast duke u mbështetur në këtë rregullim, KNK rekomandon të gjendet dhe ofrohet alternativë për konsulta psikologjike për secilin/ën nxënës/e që mund të përjetoj stres të lartë për shkak të provimit të maturës shtetërore në situatë të pazakontë. 

4. Për shkak të ndërprerjes së mësimit fizik në ambiente të shkollës që nga data 11 mars 2020, shkaktuar nga virusi Covid-19, dhe mos-efikasitetit të nxënit përmes mësimit online të ofruar, KNK rekomandon që Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim- DVSM të mos i përfshijë në kërkesa (pyetje/detyra) të testit të Maturës, mësimet karshi plan-programeve shkollore që janë realizuar gjatë mësimit online. 

5. Sipas neni 16, paragrafi 2 i Ligjit për Provimin e Maturës, kandidatët duhet të paraqesin provimin e maturës përmes formularit që merret në shkollë. Në këtë rast, KNK rekomandon që ky formular për të pakësuar rrezikun nga Covid-19, të ofrohet në mënyrë digjitale. 

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *