KESCO pranon vendimin e ZRRE-së: Aplikimi i tarifave të reja të rrymës, nga 9 shkurti

16.02.2022

Në një komunikatë për medie, KESCO bënë të ditur se në mënyrë që të evitohet çdo keqkuptim, konsumi do të kalkulohet në dy pjesë. “Konsumi do të kalkulohet në dy pjesë nga data e leximit të faturës deri me 9 shkurt dhe nga 9 shkurt e deri në datën e leximit. Faturimi deri me 9 […]

KESCO pranon vendimin e ZRRE-së: Aplikimi i tarifave të reja të rrymës, nga 9 shkurti Foto: © Hallka Marketing Agency

Në një komunikatë për medie, KESCO bënë të ditur se në mënyrë që të evitohet çdo keqkuptim, konsumi do të kalkulohet në dy pjesë.

“Konsumi do të kalkulohet në dy pjesë nga data e leximit të faturës deri me 9 shkurt dhe nga 9 shkurt e deri në datën e leximit. Faturimi deri me 9 shkurt do të llogaritet me tarifë të vjetër. Pastaj do të bëhet kalkulimi tjetër me tarifë të re. Pra, edhe nëse i keni shpenzuar më tepër se 800 kWh deri me 9 shkurt, ato nuk do të llogariten për të hyrë në bllok tarifë, por kalkulimi do të fillojë sërish nga zero deri në datën e leximit. Me anë të kësaj metode, pjesa më e madhe e konsumatorëve do të lirohen nga bllok tarifa, edhe pse kanë shpenzim mbi 800 kWh”, thuhet në njoftim.

Sipas KESCO-s, konsumatorët do të njoftohen lidhur me shpenzimin me tarifa të vjetra dhe të reja në faturat e fundit që do ti pranojnë gjatë ditëve në vijim.

Pastaj, konsumi që fillon pas dërgimit te faturës së ardhshme e tutje do të fillojë të njehsohet me tarifa të reja.