‘Kërkojmë përgjegjësi edhe për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë’

‘Kërkojmë përgjegjësi edhe për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë’
Çlirim Gashi

08.06.2021 / Lajme

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” në Gjenevë ka reaguar pas dënimit me burg të përjetshëm të kasapit të Bosnjës Ratko Mlladiq, duke thënë se ky vendim ngjall shpresa se një ditë do të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për gjenocidin e kryer nga Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë.

“Ky vendim është mesazh i fuqishëm dhe shpresëdhënës për domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë si parakusht për parandalimin e përsëritjes së krimeve të kësaj natyre”, thuhet në reagim.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon mobilizim të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë në sensibilizimin e institucioneve ndërkombëtare për domosdoshmërinë që të njihet krimi i gjenocidit që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë dhe të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për këtë gjenocid.

Ndryshe, Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara që mori përsipër vazhdimin e lëndëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavi, vërtetoi sot dënimin me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin, si njërin nga përgjegjësit kryesor për gjenocidin kundër myslimanëve në Bosnje.

RAPORTO