Kërkohet zgjidhja e statusit të veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё

27.10.2021

Këtë kërkesë e kanë bërë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, drejtues të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit. Naser Behrami nga kjo Shoqatë e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit ka bërë prezantimin e kërkesës para deputetëve pjesëmarrës që të bëher rishikimi i Ligjit për Statusin e të Drejtave […]

Kërkohet zgjidhja e statusit të veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё Foto: Ilustrim

Këtë kërkesë e kanë bërë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, drejtues të Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Naser Behrami nga kjo Shoqatë e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit ka bërë prezantimin e kërkesës para deputetëve pjesëmarrës që të bëher rishikimi i Ligjit për Statusin e të Drejtave të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe të përfshihen në këtë ligj edhe invalidët e paraluftës, gjatë periudhës kohore 1981 deri më 1995.

Ai tha se kërkesa e tyre është që edhe ne që kemi derdhur gjak për lirinë e vendit të njihet statusi i invalidëve të paraluftës.

“Kërkesa jonë është që edhe ne që kemi derdhur gjak për lirinë e këtij vendi të njihet statusi i invalidëve të paraluftës. Ka njerëz që kanë mbetur në karrocë, të cilët kanë sakrifikuar për lirinë e këtij vendi. Kështu kjo kategori nuk është trajtuar fare”, tha ai.

Saranda Bogujevci, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka thënë se fatkeqësisht ligji përkatës është treguar i pa drejtë për disa kategorit, e sidomos për atë të invalidëve të paraluftës.

“Është e pakuptimtë që t’u njihet statusi i të vrarëve, por jo edhe i atyre të plagosurve në këtë periudhë”, tha ajo.

Ndërkaq, kryesuesja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Tinka Kurti u ka premtuar kësaj shoqate që do t’i trajtojnë kërkesat e tyre, qoftë kjo edhe përmes organizimit të një debati parlamentar.