Kërkohet vazhdimi i kontratave për infermierët e pandemisë

19.04.2022

Të dhëna këto  nga Oda e Infermierëve të Kosovës. Ndërkaq, rreth 840 infermiere të punësuar  nga MSh, si staf mbështetës ndaj luftës me pandeminë COVID-19, kontrata e punës iu skadon në qershor të 2022. Megjithëkëtë, këta manetlbardhë po cilësohen si fort të nevojshëm për sistemin publik shëndetësorë, të paktën kështu thonë sindikalistët. Të njëjtit tregojë […]

Kërkohet vazhdimi i kontratave për infermierët e pandemisë Foto: Ilustrim

Të dhëna këto  nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

Ndërkaq, rreth 840 infermiere të punësuar  nga MSh, si staf mbështetës ndaj luftës me pandeminë COVID-19, kontrata e punës iu skadon në qershor të 2022.

Megjithëkëtë, këta manetlbardhë po cilësohen si fort të nevojshëm për sistemin publik shëndetësorë, të paktën kështu thonë sindikalistët.

Të njëjtit tregojë se infermierët janë aftësuar mirë dhe iu kanë lehtësuar punën në reparte.

Nga OIK bëjnë thirrje që MSh të ia vazhdojë kontratat, për shkak të mungesës së këtyre profesionistëve.

Mirëpo nga MSh bëjnë me dije se vazhdimi apo mos vazhdimi i kontratave është çështje që do te vlerësohet nga Ministria e Shëndetësisë, varësisht nga gjendja pandemike në vazhdim, bazuar në aktet ligjore ne fuqi dhe ato për luftimin e pandemisë në vend./klankosova/