Kërkohet vaksinimi i fëmijëve nën moshën 18 vjeçare në Kosovë

13.08.2021

Ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë. Sipas institucioneve shëndetësore, 80% e rasteve pozitive janë të varianit Delta, ku ky variant nuk i kursen as fëmijët, ku vetëm dje sipas grupmoshës 0-9 vjeç janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID-19. Pas rritjes së numrit të të infektuarve, […]

Kërkohet vaksinimi i fëmijëve nën moshën 18 vjeçare në Kosovë Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit ka shënuar rritje drastike numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Sipas institucioneve shëndetësore, 80% e rasteve pozitive janë të varianit Delta, ku ky variant nuk i kursen as fëmijët, ku vetëm dje sipas grupmoshës 0-9 vjeç janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID-19.

Pas rritjes së numrit të të infektuarve, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi,

Këshilli i Prindërve në Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria që të merr vendim për vaksinim edhe të fëmijëve adoleshentë, kjo për të siguruar një kthim të sigurt në shkolla nga muaji shtator, kur edhe pritet të fillojë viti i ri shkollor.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masa të reja për luftim të pandemisë.

Në mesin e masave, është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje tjera familjare me mbi 100 persona, nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

Ymret Reshitaj, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se vaksinimi i fëmijëve, sidomos i mësimdhënësve, është kusht për kthimin e tyre në objektet shkollore dhe me orar normal të procesit mësimor.

“Nga institucionet e Kosovës, kërkojmë që të furnizohen me vaksina edhe për fëmijët nën moshën 18 vjeçare dhe të fillojë procesi i vaksinimit të tyre. Prindërit, vazhdimisht kanë qenë në mbrojtje të interesit të fëmijëve, në mënyrë absolute, prandaj ne presim veprime konkrete të Qeverisë se Kosovës”, tha Reshitaj./REL/