Kërkohet rritja e pagës për pjesëtarët e FSK-së

24.06.2022

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka theksuar se kjo pagë që aktualisht e kanë ushtarët e vendit duhej të rritet. Kastrati ka thënë se krahas çmimeve të larta në vend duhet të ketë ngritje të pagave edhe të kësaj kategorie. “Çmimet janë ngritur shumë kohëve të fundit jeta është bërë shumë më e shtrenjtë se […]

Kërkohet rritja e pagës për pjesëtarët e FSK-së Foto: Ilustrim

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka theksuar se kjo pagë që aktualisht e kanë ushtarët e vendit duhej të rritet.

Kastrati ka thënë se krahas çmimeve të larta në vend duhet të ketë ngritje të pagave edhe të kësaj kategorie.

“Çmimet janë ngritur shumë kohëve të fundit jeta është bërë shumë më e shtrenjtë se çdo herë më përpara dhe kjo është njëra nga arsyet që paga e ushtëtarëve dhe oficerëve duhet të jetë në nivel më të lartë që është aktualisht, kjo pagë e kësaj kategorie nuk është rritur me vite dhe është më se e domosdoshme që paga e ushtarëve të rritët dhe të jetë më e dinjitetshëm”, u shpreh Kastrati.

Sipas ish-komandantit Kastrati, shkak i braktisjes së ushtarakëve nga vendi i punës janë pagat e ulëta.

“Një fenomen që ka qenë në të kaluarën dhe besoj që është akoma që një numër i ushtarëve dhe oficerëve e braktisin organizatën ushtarake, Ministra e Mbrojtjes do të duhej që të analizoj arsyen pse po ndodh kjo dhe unë mendoj që ndodh se pagat janë të ulëta dhe Ministria e Mbrojtës do të duhej që ushtarëve të ju rritet paga”, tha Kastrati për FrontOnline.

Elezi: Qeveria e Kosovës menjëherë të fillojë procedurat ligjore për rritjen e pagave të pjesëtarëve të FSK-së

I të njëjtit mendim se duhet të ketë ngritje të pagave të ushtarakëve është edhe njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.

Elezi tha se edhe Qeveria e Kosovës duhet të veprojë njëjtë ashtu si Shqipëria për FSK-në.

“Qeveria e Kosovës duhet marrë parasysh këtë veprim të qeverisë shqiptare dhe menjëherë të fillojë procedurat ligjore dhe buxhetore për rritjen e pagave të zyrtarëve dhe ushtarëve të FSK-së, ngase rritja e pagës së tyre ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në performancën e zyrtarëve dhe ushtarakëve të saj. Kosova është një vend i cili synon që me ushtrinë e sajë të bëhet anëtare e organizatës më të fuqishme globale NATO-s dhe sigurisht se pjesëtaret e saj duhet të kenë një pagë të dinjitetshme”, shtoi Elezi.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi: FSK-ja me mesataren e pagës më të mirë në vendet e rajonit

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka deklaruar se ushtarakët e vendit tonë kanë një mesatare të mirë ndryshe nga vendet në rajon.

Ibishi për FrontOnline tha se kjo kategori mund të ketë ngritje të pagave, kur të miratohet ligji për pagën.

“Rritja e pagave të ushtarëve në Shqipëri ka kaluar nivelin e pagës të ushtarëve të Kosovës në nivelin bazik e të mesëm  të ushtarakëve dhe oficerëve të menaxhimit të Kosovës, ndërsa  për nivelin e lartë mendoj që vendi ynë mban përparësi në paga. Nuk mundëm më thënë që janë shumë të dobët në këtë drejtim kanë një mesatare të mirë në krahasim me vendet e rajonit kur tash vetëm po flitet për Ligjin për Pagat dhe pagën minimale dhe realisht kur flasim për pagën minimale duhet se është një bazë ku ka mundësi edhe të ketë ngritje të pagës edhe në FSK vetëm në momentin kur miratohet ligji”, potencoi Ibishi.

Në Kosovë paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë(gjenerallejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë.