Bizneset Vende Pune Ofertat

Kërkohet që shteti ta marrë përsipër pagesën e lehonisë

Kërkohet që shteti ta marrë përsipër pagesën e lehonisë

29.07.2023 Lajme

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale

Zërat që thonë se shteti duhet të marrë përsipër pagesën e plotë të pushimit për lehonat janë shtuar. Nga shoqëria civile dhe komuniteti i biznesit janë të bindur se kjo do të ndikonte në rritjen e natalitetit në vend, i cili prej vitesh në bazë të statistikave zyrtare është në trend ulës.

Ndërsa, edhe nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se është duke u punuar në përmirësimin e Ligjit të punës, por nuk thonë se në çfarë faze është aktualisht.

Me Ligjin aktual të punës në Kosovë, pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj. 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.

Besa Luzha nga shoqëria civile, pjesë e studimeve të ndryshme mbi rregullimin e pushimit të lehonisë, deklaron se është urgjente që kjo çështje të rregullohet në mënyrë që shteti të lirojë bizneset nga obligimi për të paguar gratë lehona.

Gjatë një studimi që kanë realizuar me gratë e Kosovës, me pyetjen se “çfarë është më e rëndësishme për ju në jetë”, Luzha thotë se 90 për qind e përgjigjeve kanë qenë e të pasurit fëmijë. Pra, siç thotë ajo, është vetë interesimi i grave që të bëhen nëna, porse nuk ka politika të mira sociale.

Luzha thekson se këto rekomandime janë adresuar edhe në takime me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Fakti që nuk ka pasur asnjë lëvizje pozitive, Luzha mendon se është për shkak të idesë së Qeverisë që të ndryshohet i tërë Ligji i punës, por që çështja e lehonave kërkon një reagim të shpejtë.

Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Zana Beqiri deklaron se DHTIK-ja ka dërguar disa ankesa që tashmë janë të njohura edhe për Qeverinë sa i përket kësaj çështje, mirëpo shtoi se nuk kanë marrë përgjigje deri më tani.

Beqiri konsideron se shteti duhet të marrë përgjegjësi që të paguajë gratë lehona dhe jo punëdhënësit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të dytë, thotë se do të ishte shumë pozitive nëse shteti merr përsipër pagesën e plotë të lehonisë.

Ajo shprehet për KosovaPress se Qeveria është duke punuar në ndryshimin e ligjit në tërësi.

Qeveria e Kosovës më 2021 ka prezantuar masën për lehonat që kishin një vit të papuna të paguheshin për 6 muaj me nga 170 euro, edhe pse sipas premtimit të fushatës zgjedhore duhej të ishte 250 euro. Me të njëjtën shumë, prej 170 eurosh, për 3 muaj është vendosur të paguhen edhe lehonat e tjera. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 1 gusht të vitit 2021./KP/

Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
Moler Andi Ndërtimtari Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende101 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë