U bënë 5 muaj nga vendosja e taksës dhe po kërkohet pezullimi i asaj tash e sa kohë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por BE nuk deshi që të komentojë në lidhje me miratimin e Ligjit dhe Platformës për Dialog me Serbinë nga ana e Kosovës.

Negociatat janë ato të cilat kanë mundësi të arrijnë një marrëveshje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë kështu tha zëdhënësja e zyrës së Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Bashkimi Evropian ka parë që Kuvendi ka miratuar Ligjin për Dialogun dhe Platformën e Dialogut, tha ajo.

Më tutje Kocijançiq tha se: “Bashkimi Evropian ka parë që Kuvendi ka miratuar Ligjin për Dialogun dhe Platformën e Dialogut. Si një ndërmjetësues, BE nuk komenton pozitat individuale të partive përkatëse në Dialog. Vetëm përmes negociatave mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare”.

Që nga vendosja e taksës është ndërprerë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, por BE nuk po heqë dorë në rifillimin e dialogut.


Sipas Kocijançiq dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rrugë e drejtë e cila na dërgon deri tek marrëveshja mes dy shteteve.

Kësaj here edhe Bashkimi Evropian (BE) kërkoi pezullimin e menjëhershëm të taksës, por edhe SHBA të njejtën gjë kërkoi.

Sipas zëdhënëses të zyrës së Mogherinit, Maja Kocijançiq, vendimi i autoriteteve të Kosovës në nëntor të vitit të kaluar për të imponuar tarifa për mallrat e importuara nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nuk ka ndihmuar në krijimin e një mjedisi të nevojshëm për të vazhduar Dialogun.

Po ashtu, duke shikuar statistikat e Doganës së Kosovës, doli se taksa ka pasur efekt mjaft të mirë për Kosovën duke ia humbur Serbisë miliona euro, që nga muaji Nëntor e deri në muajin Mars.