Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjet në Suharekë

18.03.2019

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që dy të dyshuarve për vrasjet që ndodhën dje gjatë ditës në Suharekë, t’u caktohet masa e sigurisë për paraburgim. Brenda tri orëve, dje nga arma e zjarrit u vranë dy burra në Suharekë dhe mbeti e lënduar rëndë një grua (familjare e vëllezërve nga Studenqani). 32-vjeçari, J.A., nga […]

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për vrasjet në Suharekë Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që dy të dyshuarve për vrasjet që ndodhën dje gjatë ditës në Suharekë, t’u caktohet masa e sigurisë për paraburgim.

Brenda tri orëve, dje nga arma e zjarrit u vranë dy burra në Suharekë dhe mbeti e lënduar rëndë një grua (familjare e vëllezërve nga Studenqani).

32-vjeçari, J.A., nga Mushtishti, u gjet i vdekur në një kazino, ndërsa 64-vjeçari, I.G., dyshohet se u vra nga vëllai i tij, 72 vjeç, në Studenqan për një pronë.

E ndaj të dyshuarve për këto dy vrasje, sot Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që dy të dyshuarve t’u caktohet masa e sigurisë për paraburgim.

Kryeprokurori Admir Shala ka deklaruar se që të dy rastet po cilësohen për veprat “vrasje e rëndë” dhe “posedim i paautorizuar i armëve”.

“Prokuroria Themelore ne Prizren pas pranimit të kallëzimit penal për të dy rastet, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit. Të dy rastet po cilësohen veprat ‘vrasje e rende’ dhe ‘posedim te paautorizuar’ te armeve. Presim nga Gjykata qe me se largu nesër te caktohet seanca për të dy rastet”, ka thënë Shala.