Bizneset Vende Pune Ofertat

Kërkohet paraburgim ndaj 10 arrestuarve që dyshohen se dëmtuan 4 institucione financiare

Kërkohet paraburgim ndaj 10 arrestuarve që dyshohen se dëmtuan 4 institucione financiare

20.09.2023 Lajme

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 10 personave të arrestuar të martën gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në 14 lokacione.

Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Po, mund të iu konfirmojë se është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të njëjtit”, tha Ulaj.

“Betimi për Drejtësi” mëson se seanca dëgjimore ndaj këtyre personave pritet të mbahet sot nga gjyqtari Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet e të dyshuarve, janë dëmtuar 4 institucione financiare dhe vlera e dëmit tejkalon shumën prej 400 mijë euro.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar me zbatimin e urdhër-kontrollit në 14 lokacione të ndryshme në tërë territorin e Kosovës, dhe atë në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan, për shkak të dyshimit të veprave penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.

Pas kësaj, është bërë e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura, e në të cilin rast aktualisht janë të dëmtuar katër (4) institucione financiare dhe vlera e dëmit e shkaktuar deri më tani tejkalon shumën prej 400.000€ (katërqind mijë euro)”, thuhet më tej.

Dje, Prokuroria ka njoftuar se po ashtu, nga ky aksion i realizuar janë sekuestruar prova të ndryshme të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, si dhe dobi pasurore e përfituar nga veprat penale të lartcekura.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
PRIMA QERAMIKA Tjera Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
BeeApiterapia Tjera Terrnje-Suharek,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende31 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë