Kërkohet pako e re për t’i ndihmuar bizneset

Kërkohet pako e re për t’i ndihmuar bizneset
Taulant Krasniqi

20.06.2021 / Lajme


Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë bizneset me mjete financiare, në mënyrë që të rikuperohen pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Zyrtarë të qeverisë thonë se tashmë janë në përgatitje të një pakoje të re ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se Kosova nuk ka arritur që të ndihmojë bizneset për të rikuperuar humbjet ekonomike, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor siç janë Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Sipas tij, pakoja emergjente ka përmbushur rolin e saj, por tashmë vendi ndodhet në një situatë tjetër dhe kërkesat e bizneseve kanë ndryshuar.

“Tashmë kanë ndërruar edhe nevojat e bizneseve. Nuk është se ka kërkesa nga të gjithë sektorët për ndihmë të drejtpërdrejtë financiare. Më shumë tashmë duhet të fokusohet tek ata sektorë që mund të kenë një potencialë të rritjes, siç është rasti me sektorët apo kompanitë që kanë potencial për eksport.

Ka shumë kërkesa për shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe kërkesa për projekte në fushën e efiçiencës së energjisë dhe digjitalizimit”, tha Rukiqi për Radion Evropa e Lirë.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka ndihmuar bizneset me një pako emergjente fiskale në vlerë prej 180 milionë eurosh. Kjo pako u prezantua menjëherë pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus dhe masave të izolimit.

Kurse në fund të vitit 2020, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, që arrinte vlerën e 222 milionë eurove. Ky ligj ka për qëllim sjelljen e favoreve për bizneset dhe lehtësimin e gjendjes financiare pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit