Kërkohet nga ndërmarrjet në Kosovë të shmangin veprimet diskriminuese

22.11.2021

Shqetësimet e saj i ka shprehur OEAK për raportimet e djeshme për pjesëtarë të një komuniteti të caktuar për trajtim diskriminues nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik. Oda Amerikane përmes një njoftimi për media ka thënë se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë. Ndërsa sipas kësaj Ode, praktikat e […]

Kërkohet nga ndërmarrjet në Kosovë të shmangin veprimet diskriminuese Foto: Ilustrim

Shqetësimet e saj i ka shprehur OEAK për raportimet e djeshme për pjesëtarë të një komuniteti të caktuar për trajtim diskriminues nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

Oda Amerikane përmes një njoftimi për media ka thënë se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë.

Ndërsa sipas kësaj Ode, praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë.

“Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze”, është thënë në një njoftim për media.