Kërkohet heqja e TVSH-së në produktet elementare, Abdixhiku: Çfarë është blerë me 100 euro tani duhet me 150 euro

  • 19.10.2022
Kërkohet heqja e TVSH-së në produktet elementare, Abdixhiku: Çfarë është blerë me 100 euro tani duhet me 150 euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se ajo çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot.

Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar se çmimi i miellit, vajit, bukës, qumështit, vezëve, domateve, patateve, orizit, fasuleve, sheqerit, naftës, benzinës e energjisë elektrike, është rritur për plot 50% në njëzet muajt e fundit.

“Çfarë është blerë me 100 euro në fillim të vitit të shkuar, duhet të blihet me 150 euro sot. Këto nuk janë produkte luksi, e as të zëvendësueshme s’janë. Janë pjesë thelbësore e shpenzimeve mujore për çdo familje në vend”, ka shkruar Abdixhiku.


Sipas tij heqja e TVSH-së vetëm për këto produkte elementare, nuk e dëmton buxhetin e vendit.

“Heqja e TVSH-së e lehtëson dukshëm përballueshmërinë e kosovarëve në këtë krizë të paprecedentë. Ky është propozimi ynë nga marsi i këtij viti”, ka shkruar ai.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë