Kërkohet heqja e orës policore, OHT paralajmëron padi për humbjet e shkaktuar

09.09.2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatorit. Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës pas paralajmërimit të ministrit z. Arben Vitia se këto masa do të vazhdojnë edhe pas datës 13 shtator reagon dhe e kundërshton këtë deklaratë. Kryetari […]

Kërkohet heqja e orës policore, OHT paralajmëron padi për humbjet e shkaktuar Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se nuk do të ketë lirim të masave edhe pas 13 shtatorit.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës pas paralajmërimit të ministrit z. Arben Vitia se këto masa do të vazhdojnë edhe pas datës 13 shtator reagon dhe e kundërshton këtë deklaratë.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva bashkë me të gjithë përfaqësuesit dhe antarët e saj, kërkojnë që nga data 13 shtator të lirohen masat për hotelieri dhe gastronomi, në të kundërtën do të marrin vendime të cilat do të jenë në favor të bizneseve.

Po ashtu, OHT ka kërkuar që të hiqet ora policore, pasi që sipas tyre masë kjo e vendosur nga Qeveria e Kosovës është krejtësisht e panevojshme dhe pa ndonjë efekt.

Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva ka thënë për EkonomiaOnline se janë duke planifikuar padi kolektive ndaj humbjeve që kanë pësuar si dhe për mospagesat ndaj tyre.

Ai tutje thekson se nuk duhet të merren vendime vetvetiu, por të dakordohen së bashku në mënyrë që edhe respektimi i masave të jetë i drejtë.

Madje Sogojeva shton se duhet që të lejohen të shfrytëzohen edhe hapësirat brenda lokaleve, pasi po dëmtohen bizneset dhe shumë prej janë afër mbylljes.