Kërkohet heqja e orës policore, Arben Vitia mbledh nesër kryetarët e komunave

14.04.2021

Ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nesër do të takojnë kryetarët e komunave. “Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja. Në fund Kryetarët e […]

Kërkohet heqja e orës policore, Arben Vitia mbledh nesër kryetarët e komunave Foto: Ilustrim

Ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nesër do të takojnë kryetarët e komunave.

“Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja.

Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Mbledhja virtuale do të mbahet në ora 10:00 dhe është ftuar pas takimit të sotëm të kryetarëve të komunave, ku kërkua që të hiqet ora policore dhe të hapet gastronomia.

Poashtu, gjatë ditës së mërkurë SuharekaOnline ka kontaktuar me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të këshillit të kryetarëve të komunave, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ndër tjerash është diskutuar edhe për orën policore, të cilën të parët e komunave kanë kërkuar ta largojnë.