Kërkohet heqja e një kushtëzimi tjetër për regjistrimin e automjeteve
Po ashtu, ky vendim është mirëpritur edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, ku pas këtij vendimi po kërkojnë edhe heqjen e një kushtëzimi tjetër. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku pas vendimit për heqjen e vërtetim të tatimit në pronë për ta regjistruar veturën ka kërkuar të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për […]
Po ashtu, ky vendim është mirëpritur edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, ku pas këtij vendimi po kërkojnë edhe heqjen e një kushtëzimi tjetër.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku pas vendimit për heqjen e vërtetim të tatimit në pronë për ta regjistruar veturën ka kërkuar të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrim automjeteve.
Mazreku tha se ky kushtëzim është kundërkushtetues.
“Ne kërkojmë të hiqet edhe kushtëzimi i gjobave për regjistrim automjeteve, i cili është kundërkushtetues”, tha Mazreku sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij lehtësimi i procedurave për regjistrim të automjeteve do të ndikojë në uljen e numrit të automjeteve të pa regjistruara në Kosovë.