Me lehtësimin e masave dhe rihapjen e shumë veprimtarive në Kosovë vendi po shkon drejt kthimit në normalitet.

Si çdo biznes tjetër edhe pronarët e autoshkollave kërkojnë rihapjen edhe të bizneseve të tyre pasiqë konsidreohet që tash e më shumë se dy muaj që nuk kanë ushtruar veprimtaritë për shkak të pandemisë Covid-19.

Kryetari i Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, për KosovaPress thorë se po ndihen të neglizhuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndonëse as në fazën e tretë të lehtësimit të masave nuk po u lejohet që të punojnë dhe për këtë po thonë se kanë pasur humbje të madhe.

 “Ne kemi bërë edhe shkresa që të fillojmë edhe ne. Kur kanë lejuar që të fillojnë çerdhet, transporti me udhëtarë, autobusë, taksistë. Neve ende nuk kanë lejuar ta ushtrojmë veprimtarinë tonë dhe të kryejmë obligimin e kandidatëve, të cilët janë regjistruar në auto-shkolla dhe janë duke pritur që sa kohë. Edhe në këtë pjesën tjetër nuk na kanë përfshirë dhe nuk na u kanë përgjigjur asgjë Ministria e Infrastrukturës. Megjithëse ne disa shkresa i kemi dërguar” ka thënë ai.

Pronarë të autoshkollave dhe instruktorë të shumtë po presin para objektit të Ministrisë së Infrastrukturës që të takohen me përfaqësues të këtij dikasteri.