13.08.2019, 12:39

Kërkohen 48 infermier në Gjermani, këtu mund të aplikoni

APPK – Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë dhe Akademia Frankenwarte Würzburg nga Gjermania kanë arritur një marrëveshje për të shikuar mundësin e rekrutimit të 42 deri 48 kandidatëve nga Kosova për vitin 2020.

Marrëveshja për programin : “ Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Perkujdesës /e profesional /e ndaj të moshuarve” ( Altenpflegefachkraft) . Rekrutimi ( përzgjedhja ) do të filloj në s htator 2019 për tri g rupe nga 14 deri 16 kandidatë , të cilët do të i fillojnë aktivitetet për katëse në Gjermani në shkurt 2020 , maj 2020 dhe shtator 2020.

Programi është shumë i veçantë , me ofertat me të mira të mundshme, ofron mundësi të parapërgatitjes tremujore në Gjermani (pa kosto financiare) , më pastaj të gjitha mundësitë tjera për përshtatjen e p rofesionit ( Anpassungsmaßnahme) me mundësi të punësimit të përhershëm.

LEXO EDHE:  Shqetësuese: Bllokohet Merdarja, bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në kufi

Ky projekti i dedikohet të gjithë kandidatëve që:
Kanë të përfunduar studimet Bachelor për Infermieri ;
Posedojnë Licencë pune , apo janë në përfundim të saj ;
Posedojnë njohuri të gjuhës Gjermane, apo janë të gatshëm të in vestoj në në mësimin e gjuhës Gjermane;
Në jetën e tyre profesionale, kanë synim dhe motivim për t ’ u punësuar në Gjermani në profesionin e tyre;