Kërkesë e madhe e mërgimtarëve për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës, MPJD tregon se pse ka ngarkesa

18.12.2020

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ditëve të fundit ka pasur ngarkesë në sistemin e aplikimit për marrjen e letërnjoftimëve dhe pasaportave dhe për këtë menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zgjidhur këtë problem. “Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së ka zhvilluar komunikime intenzive me përgjegjësitë […]

Kërkesë e madhe e mërgimtarëve për t’u pajisur me letërnjoftim të Kosovës, MPJD tregon se pse ka ngarkesa Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ditëve të fundit ka pasur ngarkesë në sistemin e aplikimit për marrjen e letërnjoftimëve dhe pasaportave dhe për këtë menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zgjidhur këtë problem.

“Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së ka zhvilluar komunikime intenzive me përgjegjësitë e sektorit për prodhimin e dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ta evituar këtë problem sa më shpejtë, në mënyrë që qytetarët dhe mërgimtarët tanë të kryejnë pa probleme procedurat e paisjes së tyre me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Udhëheqësit e sektorit për prodhimin e dokumenteve në MPB kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një problem të komplet rrjetit qeveritar, i cili ka ndikuar në këtë ngarkesë e që do të zgjidhet shumë shpejtë” thuhet në njoftim.

Po ashtu, mungesa për një kohë e materialeve për prodhimin e këtyre dokumenteve ka bërë që të ketë tejngarkim të sistemit duke marrë parasysh se vetëm brenda pak ditësh janë prodhuar rreth 60.000 sosh.