Kërkesat e sindikatave, rritja e pagave

30.03.2022

Rritja e pagës prej 100 eurove është kërkesë e BSPK-së, SBASHK-ut, të Sektorit Privat, si dhe ajo e Policisë së Kosovës, të cilat, në rast të mosplotësimit të kësaj kërkese, do të organizohet grevë. “Me 2 prill kemi Kongresin e SBASHK-ut, ku do të procedohet për veprimet e mëtejme. Ka gjasa që, si SBASHK, të bashkohemi […]

Kërkesat e sindikatave, rritja e pagave Foto: Ilustrim

Rritja e pagës prej 100 eurove është kërkesë e BSPK-së, SBASHK-ut, të Sektorit Privat, si dhe ajo e Policisë së Kosovës, të cilat, në rast të mosplotësimit të kësaj kërkese, do të organizohet grevë.

“Me 2 prill kemi Kongresin e SBASHK-ut, ku do të procedohet për veprimet e mëtejme. Ka gjasa që, si SBASHK, të bashkohemi me federatat tjera sindikale për protestë për realizimin e kërkesave tona, që janë të drejta”, kështu deklaroi përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, në “Imazh” të RTK-së, ku mysafirë të emisionit janë të ftuar edhe Ali Gashi, nënkryetar i BSPK-së, Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës e Sektorit Privat, si dhe Imer Zeqiri, përfaqësues i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Nënkryetari i BSPK-së, Ali Gashi, theksoi se deri te zbatimi i ligjit për paga është e nevojshme të zbatohet një shtesë prej 100 eurosh për ta sanuar sado pak gjendjen e rëndë të punëtorëve.

Ndërkaq Ali Gashi, nënkryetar i BSPK-së, theksoi se BSPK është hapur për të dialoguar me përfaqësuesit qeveritarë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët.

“Rritja e pagës prej 100 eurosh derisa të zbatohet ligji për paga ka qenë kërkesë më e hershme, që ne si BSPK kemi shtruar si kërkesë, por është heshtur nga qeveria, prandaj kjo protestë do të organizohet nën siglën e BSPK-së, ndërkohë që do të ftohen edhe federatat tjera sindikale që të na bashkohen”, theksoi Gashi në RTK.

Tutje Gashi theksoi se përfaqësuesit qeveritarë deri më tani nuk kanë gjetur kohë të na takojnë për tëdialoguar për këtë çështje.

Kurse përfaqësuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, deklaroi se si sindikatë kanë shprehur kërkesën për rritjen e pagës për 200 eurosh, duke qenë se ka rritje enorme të çmimeve në gjëra ushqimore. 

Ai më tej shtoi se nga përfaqësuesit qeveritarë askush nuk i ka pritur për të dialoguar për çështjen.

Ndërsa Jusuf azemi, nga Sindikata e Sektorit Privat, shtoi se nkse nuk i kushtohet kujdes ndaj kërkesave të punëtorëve, druaj se më vonë do të kemi mungesë të punëtorëve