Kërkesat e gastronomëve dhe të hotelierëve dëgjohen nga MSH-ja

16.12.2021

Përfaqësuesit e OHTK-së dhe SHGK-së para ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi i parashtruan të gjitha kërkesat që këto organizata përfaqësojnë dhe e njoftuan që deri më tani nuk kanë pasur përkrahje as financiare apo lehtësim të masave AntiCovid, në mënyrë që bizneset hoteliere/turistike të ushtrojnë veprimtaritë e tyre. Sipas njoftimit, ministri Latifi i ka dëgjuar […]

Kërkesat e gastronomëve dhe të hotelierëve dëgjohen nga MSH-ja Foto: Ilustrim

Përfaqësuesit e OHTK-së dhe SHGK-së para ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi i parashtruan të gjitha kërkesat që këto organizata përfaqësojnë dhe e njoftuan që deri më tani nuk kanë pasur përkrahje as financiare apo lehtësim të masave AntiCovid, në mënyrë që bizneset hoteliere/turistike të ushtrojnë veprimtaritë e tyre.

Sipas njoftimit, ministri Latifi i ka dëgjuar këto kërkesa dhe ka premtuar se do t’i delegojë ato për t’i shqyrtuar dhe brenda një afati kohor 24 orësh deri në 48 orësh do të përgjigjën me vendimin përfundimtarë për këto kërkesa.

“Deri atëherë mbetemi në pritje dhe me shpresë që këto kërkesa të miratohen dhe të na kumtohen vendimet përfundimtare në mënyrë që të gjitha sektorët e hotelierisë dhe gastronomisë gradualisht të fillojnë punën”, thuhet në fund të njoftimit nga OHTK dhe SHGK.