Kërkesa e Isa Mustafës drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje

20.01.2020

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese e këtyre zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin filluar qysh […]

Kërkesa e Isa Mustafës drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje Foto: Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku fituese e këtyre zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin filluar qysh pas përfundimit të zgjedhjeve, ku mbaheshin takime për përafrimin e programit.

Pasi që kishin përmbyllur takimet për përafrimin e pikave programore, kishin filluar takimet mes liderëve të VV-së, Albin Kurtit dhe asaj të LDK-së, Isa Mustafës, ku këto takime deri më tani rezultuan pa ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Pothuajse në çdo takim mes këtyre liderëve ishin shkëmbyer oferta të ndryshme për bashkëqeverisje, por nuk rezultuan të suksesshme deri më tani, madje së fundmi edhe LDK i kishte propozuar një ofertë LVV-së.

Ndonëse ende nuk ka marrëveshje dhe ofertat ishin refuzuar nga këto dy subjekte politike, megjithatë thuhet se ende ka vullnet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, shkruan gazeta Zëri.

Takimet e deritanishme mes udhëheqësve të të dyja subjekteve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk kanë dhënë rezultate për bashkëqeverisje.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve mes këtyre dy partive politike, arritja e një marrëveshje për koalicion ende është e mundur. Si nga Lëvizja Vetëvendosje, ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë parë si të rëndësishme lidhjen e koalicionit.

Ndryshe sot Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.