Ministri Mustafa kërcënon me mbyllje të aeroportit ‘Adem Jashari’

Ministri Mustafa kërcënon me mbyllje të aeroportit ‘Adem Jashari’

Për grevën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka ndërhyrë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa i cili ka kërcënuar me mbyllje të aeroportit nëse nuk intervenohet në shkeljet që po bëhen aty.

Sipas Mustafës, ai ka identifikuar 11 shkelje nga ANP-ja, i cili kërkoi intervenim urgjent, por nëse nuk intervenohet atëherë do të pezullohet aktiviteti i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Ministria e Punëve të Brendshme i ka identifikua 11 shkelje që i ka bërë menaxhmenti. Nëse të njëjtit nuk i evitojnë shkeljet nuk ka se si të funksionojë aeroporti. Ne ua kemi tërhequr vërejtjen, menaxhmenti është i obliguar me dhanë përgjigje, disa nga shkeljet i kanë evitu… Nëse nuk i respektojnë procedurat nuk munden me funksionu, sepse nuk guxojmë me rreziku sigurinë ndërkombëtare”, tha Mustafa për Express.

Njëra nga shkeljet ka qenë edhe bartja e pakontrolluar e valixheve nga punëtorët e aeroportit.

Ndërkohë, dy fluturime janë anuluar të cilat ishin paraparë që sot të fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

E greva e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë po vazhdon edhe sot, kjo pasi përpjekjet për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, deri më tash nuk kanë treguar rezultat.

RAPORTO