Kërcënimi ndaj zyrtarëve të LDK-së, Abdixhiku: Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar

19.01.2023

Një ditë pasi u raportua se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie janë kërcënuar, lideri i LDK-së tha se nuk ndihen absolutisht të kërcënuar. Ai tha se sot kanë shkruar si zakonisht në Kuvend pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt. “…Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar. Policia […]

Kërcënimi ndaj zyrtarëve të LDK-së, Abdixhiku: Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar Foto: Ilustrim

Një ditë pasi u raportua se kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të kësaj partie janë kërcënuar, lideri i LDK-së tha se nuk ndihen absolutisht të kërcënuar.

Ai tha se sot kanë shkruar si zakonisht në Kuvend pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt.

“…Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar. Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit janë duke u marrë me këtë çështje… Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , është shprehur Abdixhiku i LDK-së.

Ndryshe, mbrëmë u raportua për një kërcënim ndaj Lumir Abdixhiku, Abdullah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.