“Kërcënimet” e Vuçiqit, KFOR: Çelësi i sigurisë së qëndrueshme është shmangia e veprimeve që sjellin tensione

para 23 dite

KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë. Misioni i NATO-s në ka kërkuar edhe një herë që të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione.

“Kërcënimet” e Vuçiqit, KFOR: Çelësi i sigurisë së qëndrueshme është shmangia e veprimeve që sjellin tensione Foto: Ilustrim

“Është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund të krijojnë tensione të panevojshme”.

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i për Klanin kur është pyetur në lidhje me paralajmërimet serbe për shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”.

KFOR-i tha se do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij të dhënë nga OKB-ja për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Para deklarimit të djeshëm të presidentit të Serbisë në lidhje me Kosovën, mediat e afërta me pushtetin atje paralajmëruan se Aleksandar Vuçiq do të shpallte Kosovën “territor të okupuar”.

Megjithatë, Vuçiqi nuk e bëri këtë. Madje ai tha se po ta shpallte të tillë, kjo, sipas tij, do të nënkuptonte “njohje të territorit të Kosovës”.