KEK-u paralajmëron errësirë totale, nëse Ligji për paga futet edhe tek Korporata Energjetike të Kosovës

  • 30.01.2019
KEK-u paralajmëron errësirë totale, nëse Ligji për paga futet edhe tek Korporata Energjetike të Kosovës

Ky ligj për paga, është duke u shikuar si shqetësim në shumë sindikata, duke shprehur pakënaqësi për paga, po ashtu duke organizuar greva e protesta kundër këtij ligji, një ashtu edhe KEK-u paralajmëroi errësirë totale nëse ky ligj futet edhe tek ta.

Informacionet që janë duke dalur nga Qeveria e Kosovës, për projektligjin për paga, Sindikatën e Re të KEK-ut e ka shqetësuar, me lajmin që ata e morën thuhet se ligji për paga do të futet edhe tek Korporta e Energjisë Elektrike, por ata të shqetësuar thanë se errësira do të kaplojë të gjithë shtetin e Kosovës, nëse ky ligj futet edhe tek ne.


Nexhat Llumnica, kryetari i Sindikatës të Re të KEK-ut, gjatë një komunikate për media tha se ne kërkojmë që ky ligj të mos përfshihet edhe tek puntorët e KEK-ut, duke bërë të ditur se vetë Qeveria e Kosovës, falë angazhimit tonë merr pothuajse 30 milionë euro.

Ndër të tjerash ai tha se ky shqetësim për këtë ligj të pagave, do ta bjerë punën që Kosovën të kaplojë errësira, jo pse ne kemi dëshirë, por një gjë e tillë na imponohet, po ashtu ai tha se ne puntorët e KEK-ut nuk punojmë nëpër zyre, dhe nuk jemi as shërbyes civilë, ku prej tyre mund të dëmtohet buxheti i Kosovës.

Gjatë asaj komunikate për media thuhet se: Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut sipas informatave që kemi ligji për paga po tentohet të futet edhe në KEK, ne Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës kemi dhenë rekomandimet tona me kohë kemi terhjekur vrejtjen që mos të përfshihet në ligjin për paga KEK-u sepse në kemi buxhetin nga prodhimi i Energjisë Elektrike dhe jemi kompania numër një në Vënd, ku Qeveria e Kosovës merrë rreth 30 milionë€ në vit falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut. Ju bëjmë thirrje institucioneve përkatëse mos të bejnë ketë gabim sepse punëtorët e KEK-ut nuk janë as sherbyes civil, as nuk punojnë në zyrë, as nuk e dëmtojnë buxhetin e shtetit, por marrin pagë nga djersa e tyre!. Prandaj ju bëjmë me dije se nëse vendosni në mënyrë të gabueshme pra siç po e quani ju ligji për paga të futet edhe në KEK, më nuk do ta quani ligji për paga por ligji destabilizues sepse Kosovën do ta kaplojë TERRI pa dëshirën tonë por neve na imponohet një gjë e tillë.

Prandaj ata bënë thirrje që Qeveria ti lërë rehat për ndryshe, Kosova kaplohet nga errësira.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë