Sipas njoftimit të KEK-ut, këto aktivitete kanë përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e operimeve.
“Këto aktivitete kanë kontribuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operimeve në të gjitha njësitë prodhuese të KEK-ut, duke siguruar që kapacitetet e prodhimit të energjisë të jenë të gatshme për sezonin dimëror”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Korporata përgjegjësitë e saj i ka përqendruar në eksploatimin e thëngjillit dhe prodhimin e energjisë elektrike dhe termike. Kjo energji termike përdoret për ngrohjen e kryeqytetit përmes sistemit të Termokos-it.