Rreth 8% e faturës mujore të rrymës shkon për enëlarësen, KEDS udhëzon kur ta përdorni

16.11.2021

Sipas KEDS-it, 7.80 përqind e shpenzimit të faturës mujore të rrymës shkon për këtë pajisje. Në këtë njoftim bëhet e ditur se mënyrë tjetër e kursimit është përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00. “Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse enëlarësen nuk e lëshojmë pa qenë e mbushur. Po ashtu, mënyrë tjetër e kursimit […]

Rreth 8% e faturës mujore të rrymës shkon për enëlarësen, KEDS udhëzon kur ta përdorni

Sipas KEDS-it, 7.80 përqind e shpenzimit të faturës mujore të rrymës shkon për këtë pajisje. Në këtë njoftim bëhet e ditur se mënyrë tjetër e kursimit është përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00.

“Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse enëlarësen nuk e lëshojmë pa qenë e mbushur. Po ashtu, mënyrë tjetër e kursimit është edhe përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00 (kur fillon tarifa e ulët)”, thuhet në një postim në faqen e KEDS.

Makina e larjes së enëve me fuqi 2000W, nëse përdoret mesatarisht 1 orë e 30 minuta në ditë shpenzimi mujor do të ishte 55 kWh.

Sipas mesatares së konsumit të një konsumatori shtëpiak, nënkuptohet që gjatë vitit, rreth 7.80% e faturës mujore do të shkojë për larjen e enëve.

Ky numër është nxjerrë duke konsideruar mesataren e përdorimit të enëlarëses si dhe kapacitetin e saj.

*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.

Etiketat