KEDS thotë që sonte nuk ka ndërprerje të rrymës elektrike

  • 31.12.2018
KEDS thotë që sonte nuk ka ndërprerje të rrymës elektrike

Në këtë vit pothuaj se gjatë gjithë vitit kemi pasur ndërprerje të shumta të rrymës elektrike sidomos këto 2 muajt e fundit, ku deri në 17 orë pa rrymë kanë qenë disa komuna duke përfshirë Komunën e Suharekës, Deçanit dhe Fushë Kosovës.

Edhe Kryeministri i vendit, Haradinaj kishte reaguar duke thënë se nëse vazhdon situata e njëjtë do ta ndërprejmë kontratën me KEDS.


KEDS në një komunikatë për media tha se sot pasi që është ndërrimi i moteve, nuk do të ketë asnjë ndërprerje të rrymës elektrike, dhe KEDS bëri apel që qytetarët ta kursejnë energjinë elektrike aty ku kanë mundësi.

Në komunikatë për media nga KEDS thuhet se “KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvëndësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit”.

Megjithatë, në këtë vit KEDS është kritikuar shumë më shumë se sa vitet e kaluara nga qytetarët dhe krerët e lartë të shtetit të Kosovës për shkak të reduktimeve të shumta të energjisë elektrike, ku në disa vende duke përfshirë edhe Suharekën pati protesta kundër KEDS.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë