KEDS reagon pas dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë

25.12.2018

KEDS, nga një njoftim për media shprehi se kanë angazhuar rreth 300 puntorë me makineri shtesë në teren për rregullimin e këtyre dëmeve, këto dëme i shkaktuan të rreshurat, erërat dhe presionet atmosferike në rrjetin distributiv. Sipas disa informatave, KEDS për një afat të shkurtër kohor arriti që ti përmirësoj pothuajse të gjitha dëmet në […]

KEDS reagon pas dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë Foto: Ilustrim

KEDS, nga një njoftim për media shprehi se kanë angazhuar rreth 300 puntorë me makineri shtesë në teren për rregullimin e këtyre dëmeve, këto dëme i shkaktuan të rreshurat, erërat dhe presionet atmosferike në rrjetin distributiv.

Sipas disa informatave, KEDS për një afat të shkurtër kohor arriti që ti përmirësoj pothuajse të gjitha dëmet në rajon, kjo për shkak të përkushtimit dhe punës së pandërprerë deri në orët e vona të natës së kaluar po ashtu duke vazhduar edhe sot, megjithëse ishin kushte jashtëzakonisht të rënda, sipas KEDS.

Në komunikatë thuhet “Varësisht nga niveli dhe lloji i prishjes, disa nga prishjet kanë marrë më shumë kohë për t’u rregulluar e disa janë rregulluar më shpejtë. Ne falënderojmë të gjithë punëtorët e KEDS që vazhdojnë te qëndrojnë në terren si dhe qytetarët e shumtë që kanë lajmëruar prishjet dhe kanë asistuar me qëllim të sanimit të gjendjes në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor”.